Njoftim për fituesin

 

Kandidatit fitues për pozicionin e lirë Kujdestar në Qendrën e Zhvillimit Tiranë, është:

1.     Joana Xhema

 

_____________________________________

Njoftim:

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Kujdestar, është/janë:

1.      Joana Xhema

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 09.10.2018, ora 10:00, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).

 

____________________________________________

Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë të punës në pozicionin:

Kujdestar, në Qendrën e Zhvillimit, Tiranë

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të ketë përfunduar arsimin e mesëm, dega Infermieri;
  4. Të ketë eksperiencë pune në profesion;
  5. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  6. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  8. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 05.10.2018, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;

- Jetëshkrimin (CV);

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (të noterizuar);

- Fotokopje të librezës së punës;

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dëshmi penaliteti ose Vetëdeklarim;

- Certifikatë familjare;

- Vërtetim banimi;

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;

- Certifikata të kualifikimeve;

- Referenca pune.

 

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin Aplikim për punësim.

Pas verifikimit paraprak në datën 08.10.2018, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

  1. Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror, që gjendet në faqen zyrtare të SHSSH-së.;
  2. Njohuri Mbi VKM 821, datë 06.12.2006, “Për standartet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për të moshuarit, në qendrat rezidenciale”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al