Tiranë, 2 dhjetor 2014- Shumë nga problemet që pengojnë mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve në Shqipëri do të mund të parandalohen nëse atyre do t’ju mundësohen shërbimet e mbrojtjes sociale. Për këtë arsye, Shërbimi Social Shtetëror organizon një konventë me qellim,  përmirësimin e shërbimit të kujdesit social për shtresat në nevojë.

Konventa, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve do të zgjasë dy ditë dhe organizohet nën kujdesin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Në Konventë,do të marrin pjesë rreth 200 ekspertë e profesionistë.

Në objektivat e Konventës janë qartësimi i rolit, funksioneve dhe detyrave të Shërbimit Social Shtetëror në fushat e tij të funksionimit (ndihma ekonomike, personat me aftësi t kufizuar, të shërbimeve; për të ndarë praktikat e punës dhe mësimet e nxjerra, për të kuptuar dhe për të identifikuar pikat e përbashkëta dhe fushat e përmirësimeve në kontekstin e perspektivave të BE-së për programet e mbrojtjes sociale; për të identifikuar punën me njësitë e qeverisjes vendore, për të siguruar ndikimin reciprok konstruktiv, që të ketë një vizion të përbashkët mbi shërbimet e integruara sociale dhe variante të mundshme për të aplikuar).

Kryeministri Rama dukë përshëndëtur Konventën tha së kjo “nuk është një konferencë e rradhës, por një moment për të bërë një bilanc të rëndësishëm me rezultate konkrete dhe për të konsoliduar një institucion të rëndësishëm si Shërbimi Social në luftën ndaj varfërisë dhë përjashtimit social.”

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj pasi falenderoi të gjithë ekipin e punonjësve socialë anëmbanë Shqipërisë, theksoi se  “reforma në vazhdimësi dhe decentralizimi i ofrimit të shërbimeve në sektorë kyç, duke përfshirë shërbimet shëndetësore, ofrimin e kujdesit ditor dhe pagesat e asistencës sociale ofrojnë një mundësi për t’i dhënë formë të ardhmes së shërbimeve shoqërore për Shqipërinë, në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të integruar. Si pjesë e procesit integrues të Shqipërisë në BE, ne jemi të vendosur të përmirësojmë të drejtat shoqërore dhe ekonomike të qytetarëve tanë, “- theksoi  Ministri Veliaj.

“Shërbimetsociale duhen trajtuar me kujdes të vecantë. Ato janë pjesë e sistemit që ndihmojnë në zbutjen e varfërisë, reduktojnë pabarazinë, dhe fuqizojnë qytetarët në mënyrë që ata të arrijnë potencialin e tyre”, deklaroi zëvendës Shef i Misionit të Ambasadës së Zvicrës, z Holger Tausch.

“UNICEF mbështet partnerët tanë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Shërbimin Social Shtetëror, në këtë mundësi të vetme për të vendosur mekanzimat e duhur për një shpërndarje efektive dhe të integruar të asistencës sociale. Jemi në kohën e duhur, të vazhdimësisë së decentralizimit të reformës, që ka hapur mundësinë e rishikimit të disa aspekteve të reformës në rrafshin institucional, fiskal dhe teknik të saj”, u shpreh Antonella Scolamiero, përfaqësuesja e UNICEF në Shqipëri.

“Qëllimi ynë është që të ndërtojmë një platformë të përbashkët pune që identifikon fushat që kanë nevojë për përmirësime, në kontekstin e perspektivës evropiane për programet e mbrojtjes sociale”, tha zj Etleva Bisha, Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror. “Në këtë kontekst, Konventa do të vlerësojë punën e bërë deri tani nga të gjitha institucionet  që ndërtojnë sistemin e mbrojtjes sociale në Shqipëri- Shërbimi Social Shtetëror, njësitë e qeverisjes vendore dhe organizatat e shoqërisë civile – dhe do të përcaktojë rolin e secilit prej tyre në planifikimin, menaxhimin dhe shpërndarjen e shërbimeve shoqërore. “

Pjesa më e madhe e legjislacionit parësor për të mbështetur zbatimin e reformës është në fuqi. Korniza e Decentralizimit dhe Plani i Veprimit janë hartuar. Kjo Konventë, do të sjellë më pranë se kurrë më parë vizionin ku çdo fëmijë dhe familje merr shërbime cilësore sociale.

Për të kthyer këtë vizion në realitet, ministritë me përgjegjësi për çështjet sociale si Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, do të duhet të punojnë së bashku mbi mënyrën se si ata do të krijojnë një sistem të kujdesit social. Roli i çdo ministrie në lidhje me bashkëveprimin e tyre për të krijuar një sistem të kujdesit social do tëjetë: më i drejtë, duke mbështetur njerëzit të marrin ndihmën që u nevojitet; më efektiv, duke e thyer ciklin e varësisë në mbështetjen e shtetit duke lehtësuar e rikthimin në fuqinë punëtore; duke reduktuar kostot e mirëqenies për Qeverinë dhe taksapaguesit; më e thjeshtë, duke përmirësuar mekanizmin e marrjes së shërbimit social nëpërmjet një punonjësi social local për të ndihmuar grupet vulnerabël.

Imazhi i ri i reformës së shërbimeve sociale, do të ndihmojë fëmijët dhe familjet; për të pasar akses dhe información të detajuar në lidhje me punonjësit socialë si ofrues të kujdesit social dhe mundësitë që ata do ju ofrojnë; që të trajtohen me respekt dhe dinjitet; për të marrë shërbim cilësor; do ofrojë procedura të thjeshta të marrjes së shërbimit social; për të marrë shërbimin në vendin e banimit; duke i informuar se ku të kërkojnë ndihmë.

Konkluzionet e konferencës do të dërgohen në formën e një propozimi te palët e interesuara me qëllimin formimin e tyre mbi rolin e ardhshëm, funksionin dhe detyrat e Shërbimit Social Shtetëror. Këto propozime, do të informojnë në lidhje me procese të rëndësishme,  si strategjia e decentralizimit, strategjia e mbrojtjes sociale si dhe të procese të rëndësishme të reformës territoriale dhe asaj të shërbimeve sociale.

UNICEF dhe Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, në bashkëpunim me partnerët e tjerë të zhvillimit që ofrojnë ekspertizën në vend, do të vazhdojnë të ofrojnë asistencë teknike për analizën e politikave, mbledhjen e të dhënave kërkimore, modelimin e tyre si dhe do të ofrojnë ndihmë për ngritjen e kapaciteteve.

****

Për më shumë información kontaktoni:

Shërbimi Social Shtetëror:

info@sherbimisocial.gov.al