Këtë fundjavë stafi i Shërbimit Social Shtetëror i ndarë në disa ekipe dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Prefektin e Qarkut Tiranë si edhe ekipe nga Kadastra, ka vazhduar të jetë në krye të detyrës për verifikimin e dëmeve të tërmetit në të gjithë Qarkun e Tiranës. Verifikimet u kryen në të gjitha shtëpitë e raportuara si të dëmtuara në Kavajë, Rrogozhinë, Vorë, Kamëz, Vaqarr e të gjithë fshatrat e tjera deri në Kërrabë, për të cilat u mbajtën formularë dhe procesverbalë mbi gjendjen e konstatuar. Këto formularë do t’i shërbejnë më pas rregullimit të shtëpive në kohë reale.