Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Shërbimi Social Shtetëror është angazhuar në zhvillimin e një fushate informimi mbi trafikimin e qenieve njerëzore pranë ambjenteve të shkollave.

Sot, ishim me nxënësit e shkollës së mesme “Qemal Stafa” ku përcollëm mesazhe sensibilizimi kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Paralelisht, fushatat e ndërgjegjësimit po realizohen nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Social në të gjithë Shqipërinë.

T’i vendosim bashkë barrierë trafikimit duke rritur informimin mbi këtë fenomen!