8 Mars

Drejtoresha e SHSSH, Luneda Sufali ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas nga Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit.

Në fokus të fjalës së saj ishte fuqizimi i grave dhe vajzave për një jetë të pavarur ku çdo njëra vendos me vullnet të lirë për veten.

Drejtoresha Sufali theksoi se mbështetja e SHSSH për të gjitha gratë dhe vajzat dhe kryesisht për viktimat e trafikimit do të jetë e vazhdueshme, deri në integrimin e tyre të plotë në shoqëri, nëpërmjet programeve të mbeshtetjes për edukim, formim profesional dhe punësim.