1-qershori

 

Gëzuar 1- Qershorin kalamaja

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve festojmë me çdo fëmijë të Shqipërisë  në të gjithë institucionet e përkujdesit social në Shqipëri ku ka fëmijë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror znj. Luneda Sufali ishte e pranishme në aktivitetin e organizuar në Qendrën e Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje. Ndërkohë që fëmijët e Qendrës së Zhvillimit Durrës realizuan një aktivitet kulturor ku e pranishme ishte Nën/drejtoresha e SHSSH, znj. Lida Leskaj. Por aktivitete sensibilizuese dhe kulturore janë zhvilluar edhe në IPSH e tjera në varësi të SHSSH, si QKTE, Qendra e Trajtimit Viktimave të Trafikimit, Qendra e Zhvillimit Tiranë, Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”.

Për Ne fëmijët janë të parët në çdo ditë të vitit. 1- Qershori është ditë feste me fëmijët, por edhe një tjetër ditë për t’u angazhuar më shumë në përmbushjen e misionit tonë për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe sigurimin e një familjeje për të gjithë. Por derisa çdo fëmije në IPSH-të tona t’u sigurohet një familje, Ne do vazhdojmë të kujdesemi për ta me përkushtim dhe dashuri si një familje.

#SHSSH është një familje e madhe, ekip i përkushtuar.

1 Qershor të bukur për të gjithë ju kalamaja!

#Fëmijëttëparët #SHSSHTeam #FamiljeEMadhe