Tre vjet më parë ne kumtuam publikisht angazhimin tonë për shënjestrim më të mirë dhe gjithpërfshirje të familjeve më të varfëra në programin e ndihmës ekonomike, për modernizimin e këtij programi dhe ngritjen e mekanizmave për të reduktuar abuzimet.Për të përmbushur këtë objektiv punuam në tre qarqe për të modeluar një shërbim të ri që ka në fokus familjet
realisht të varfëra. Produkti që morrëm:
- Nga heqja e kritereve përjashtuese 12.963 familje të varfëra në tre qarqe për$tuan për herë të parë ndihmën ekonomike
- U rrit masa e ndihmës ekonomike për familjet përfituese. Ndihma nuk jepet më e pjesshme por e plotë sipas strukturës së familjes. Në 2013 me një fond prej 3.821 miliard lekë trajtoheshin 104.266 familje me ndihmë ekonomike; Në 2015 me një fond prej 4.866 miliard lekë trajtoheshin 80.312 familje me ndihmë ekonomike;
- Sistemi elektronik identifikoi 19.700 deklarime të rreme në qershor 2014- gusht 2016 duke zgjidhur kështu pamundësinë e sistemit të vjetër për të kapur deklarimet e rreme dhe shmangur abuzimet me ndihmën ekonomike.
Sistemi garantoi:
- saktësi në përllogaritjen e masës së ndihmës ekonomike të familjeve sepse shmangu gabimin njerëzor
- Shpejtësi në procedurat e aplikimit dhe shmangien e dokumentave që aplikantët duhej të merrnin në 7 institucione
- Përdorimi i formulës së pikëzuar në marrjen e vendimit për NE ndihmon në shënjestrim më të mirë të varfërisë dhe shmangien e abuzimeve njerëzore shpesh edhe politike në marrjen e vendimit për ndihmën ekonomike.
Për të marrë këtë produkt padiskutim që nuk ka qenë e lehtë as për 3 drejtoritë rajonale të shërbimit social dhe as për adminsitratorët shoqëror të bashkive të përfshira në këtë projekt pilot, prandaj dua ti falenderoj sot publikisht për gjithshka dhanë e bën përgjatë tre viteve për ta bërë këtë model të zbatueshëm. Pa punën, energjinë, durimin dhe vullnetin e tyre për të dhënë më të mirën ndoshta nuk do të ishim sot këtu për të shpjeguar epërsinë e sistemit të ri e për të startuar një etapë të re në programin e ndihmës ekonomike. I falenderoj gjithashtu për mendimet e vazhdueshme që kanë dhënë përgjatë këtij rrugëtimi për ta përmirësuar sistemin e për ta bërë atë më efektiv. Ne kemi hyrë tashmë në një fazë tejet të rëndësishme të zbatimit të reformës së modernizimit të ndihmës ekonomike. Eksperienca e krijuar gjatë periudhës së pilotimit në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan ka provuar që për të qenë të suksesshëm janë të domosdoshëm të përmbushen katër faktorë:

Së pari: ndërveprim efektiv mes strukturave rajonale të Shërbimit Social Shtetëror dhe Bashkive, si autoriteti vendor që e ofron shërbimin drejtpdrejtë tek qytetari;
Së dyti: Njohje e thellë dhe e plotë e legjislacionit, si dhe të përdorimit të sistemit elektornik të ndihmës ekonomike, si nga ana e punonjësve të Shërbimit Social Shtetëror ashtu edhe nga administratorët shoqëror;
Së treti: krijimin e infrastrukturës së nevojshme të punës në zyrat e adminsitratorëve shoqëror, ku kryhen aplikimet për ndihmën ekonomike.
Së katërti, por jo i fundit për nga rëndësia: Një informim i gjerë i publikut mbi egzistencën e shërbimit dhe se si mund të aplikojnë për ndihmën ekonomike.
Të katër faktorët e mësipërm janë pjesë e Planit që ne kemi hartuar e po zbatojmë që prej qershorit të këtij viti për shtrirjen e modelit të ri të ndihmës ekonomike në të gjithë vendin. Trainimet e zhvilluara në periudhën qershor-korrik të këtij viti u kanë dhënë njohuritë e duhura mbi legjislacionin 571 punonjësve: administratorë shoqëror në njësi administrative, punonjës së drejtorive të shërbimeve sociale të Bashkive, stafe të drejtorive rajonale të Shërbimit Social. Kemi $lluar tashmë edhe mtrainimet për përdorimin e sistemit elektronik të ndihmës ekonomike që u japin adminsitratorëve aftësitë e duhura mbi kryerjen e aplikimit, zyrave rajonale të SHSSH aftësitë për kryerjen e veri$kimeve përmes sistemit
elektornik të deklarimeve të bëra nga familjet aplikuese, marrjen e vendimit për ndihmën ekonomike mbi bazën e formulës së pikëzuar. MMSR ka mundësuar pajisjet për 320 zyrat e adminsitratorëve shoqëror dhe në bashkëpunim me Bashkitë brenda muajit tetor këto zyra në të gjithë Shqipërinë do të jenë gati për pritjen e aplikimeve të qytetarëve të interesuar. Ligji i mëparshëm kishte kritere përjashtuese dhe familje realisht të varfëra ishin të përjashtuara nga mundësia e përfitimit të ndihmës ekonomike. Synimi ynë është që ndihma të shkoj tek më të varfërit, por që kjo të ndodhi duhet që së pari ata të dinë se ku duhet të drejtohen për ta përfituar këtë shërbim, prandaj informimi i komuniteteve vendore mbi sistemin e ri të ndihmës
ekonomike është pjesë e rëndësishme e planit që po ndjekim. Drejtoria e Përgjithshme e SHSSH dhe Drejtoritë Rajonale të saj do të startojnë takime në çdo Bashki bashkë me adminstratorët shoqëror dhe përfituesit e ndihmës ekonomike dhe komunitetin në tërësi me qëllim informimin se ku dhe si aplikohet për ndihmën ekonomike. Bashkë me këtë proces informimi synojmë të ndërgjegjësojmë edhe për$tuesit e ndihmës ekonomike apo ata që e synojnë atë, se kjo ndihmë është mjeti tranzitor për tu përballur me vështirësinë ekonomike. Fuqizimi i familjeve është një proces që kërkon kontaktin e tyre të vazhdueshëm me ofertën për punë apo shërbime të tjera si formimi e kurset profesionale. Bashkë me administratorët social e pse jo drejtues e punonjës të tjerë të 61 Bashkive duhet të synojmë të arrijmë tek familjet e varfëra, ti informojmë e nxisim të bëhen jo thjesht pjesë e skemës së ndihmës ekonomike por mbi të gjitha e përpjekjeve që i nxjerr ata nga varfëria. Sa më të qartë e gjerësisht informues të jemi në këtë fazë aq më shumë rrisim shanset që shërbimi tu ofrohet familjeve dhe individëve realisht më në nevojë. Detyra jonë nuk është e lehtë, sikurse e di që nuk është e pamundur! Mbi ne bie barra e ngritjes së një shërbimi tërësisht të ri dhe puna jonë është sa detyrim institucional aq edhe mision njerëzor për shkak të specifikës së grupeve për të cilat punojmë, familje dhe individë në nevojë. Duhet të jemi në lartësinë e përgjegjësisë që kemi, prandaj duhet të Punojmë Bashkë!