shm

Në Shtëpinë e të Moshuarve, Tiranë kanë filluar organizimet për festat e fundvitit. Gjyshet dhe gjyshërit e shtëpise, falë bujarisë së miqve të SHSSH, Enea Cenko dhe Shoqatës “Jetimi në Fokusin Tonë”, kanë kaluar momente të gëzueshme në shoqërinë e njëri tjetrit.  Mes urimesh të sinqerta për sa më shumë shëndet dhe mbarësi, të moshuarit kanë festuar në drekën e organizuar, me muzikë dhe valle.

SHSSH në koordinim me 28 Institucione të Përkujdesit Social dhe në bashkëpunim me MSHMS po organizojnë aktivitete social kulturore në të gjitha qendrat tona në Shqipëri, për të festuar me përfituesit e këtyre institucioneve. Të tilla aktivitete do të ketë gjatë të gjithë muajit dhjetor.

Këto festa bëhen më të bukura falë mbështetjes së rrjetit të Miqve të Shërbimit Social Shtetëror duke përgatitur dhurata për fëmijët, të moshuarit, viktimat e dhunës në familje dhe trafikimit, të cilët janë përhërë pranë nesh, jo vetëm për festa.

Festat duan shumë dashuri, solidaritet, përkujdesje për njerëzit dhe familjet në nevojë.