shefe-2

 

Tradita e organizimit të festave të fundvitit në Institucionet e Përkujdesit Social ka vazhduar edhe këtë vit. Nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe SHSSH, u ideuan dhe organizuan 28 festa në po aq IPSH publike në Shqipëri. Motoja e kësaj nisme ishtë “Festat Duan Dashuri” dhe u shpërnda në të gjitha shtëpitë e fëmijëve, të të moshuarve apo qendra zhvillimi.

Të ideuara për të bashkuar sa më shumë njerëz në një ditë, në 28 dhjetor në të gjitha IPSH u organizuan evente social kulturore, duke argëtuar përfituesit që marrin shërbime në këto institucione. Të ftuar ishin përfaqësues të qeverisë, ministra, zv/ministra, deputetë, miq të SHSSH, të gjithë me një qëllim; për të dhuruar sa më shumë dashuri. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi në këtë ditë festive Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”. Drejtoresha e SHSSH, Luneda Sufali ishte e pranishme tek Shtëpia e Foshnjës 0-6 vjeç Tiranë, ku e ftuar ishtë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Vlen për tu theksuar që kësaj nisme i’u bashkuan shumë fondacione, biznese, donatorë pjesë të rrjetit “Miqtë e Shërbimit Social Shtetëror” duke ofruar dhurata për përfituesit me rastin e festave tregues i qartë se janë pranë nesh në çdo ditë të vitit.

Aktivitete të ngjashme janë planifikuar të ndodhin edhe natë e ndërrimit të viteve në të gjitha IPSH publike me urimin me të mirë për një vit sa më të mbarë, plot dashuri, dhe përkujdesje.