Ditën e sotme në ambjentet e Prefekturës Elbasan u firmos Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Institucionit të Prefektit të Qarkut Elbasan, Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Elbasan dhe International CO operative Center (ICC).
International CO operative Center (ICC), me mbështetjen e Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, mundësoi shpërndarjen e pakove ushqimore dhe batanijeve për familjet e dëmtuara nga tërmeti në Qarkun e Elbasanit.
Nisma për nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje u ndërmor nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Elbasan, e cila pas shumë bashkëpunimeve me International CO Operative Center (ICC), i ka paraqitur një kërkesë për ndihmë për emergjencën e shkaktuar nga tërmeti i datës 21 shtator.
Marrëveshja e bashkëpunimit u firmos në një aktivitet ku ishin të pranishëm Deputetët e Qarkut Elbasan, znj. Kushi, z. Kamami dhe z. Spaho; Kryetari i Bashkisë Elbasan z. Llatja dhe Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri, z. Fayez Mishari Al-Jassim.
Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror në emër të qytetarëve shqiptarë dhe Shërbimit Social shprehu mirënjohje të thellë për ndihmën e ofruar dhe lidhjen e kësaj Marrëveshjeje e cila hap rrugën për bashkëpunime të tjera po kaq të frytshme në të ardhmen.