Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Durrës në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar ishin sot pranë familjeve të strehuara në Kavaleshencë. Qytetarët e sistemuar momentalisht aty u ndihmuan me pako ushqimore dhe u interesuam që të gjitha nevojat e tyre sociale dhe shëndetësore të jenë të plotësuara.
Puna vazhdon deri në mbulimin me mbështetje të të gjithë të prekurve!