dr-ipsh

Drejtoresha e Përgjithshme e SHSSH, Znj.Luneda Sufali ka zhvilluar një takim pune drejtorët e Institucioneve të Përkujdesit Shoqëror në varësi të SHSSH. Në fokus të takimit ishin sfidat që këto institucione ndeshin çdo ditë për ofrimin e shërbimeve shoqërore sipas standarteve të përcaktuara.

Znj. Sufali theksoi rëndësinë e bashkëpunimit që drejtuesit e IPSH-ve duhet të kenë me Drejtorinë e Përgjithshme dhe me njëri tjetrin, për t’i shërbyer sa më mirë përfituesve që u ofrohen shërbime në këto institucione. Një tjetër pikë me rëndësi që iu diskutua në takim ishte forcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit me individë, donatorë, institucione të tjera apo organizata të ndryshme për ofrimin dhe plotësimin e nevojave të përfituesve në këto IPSH.

Në Shqipëri funksionon një rrjet institucionesh të përkujdesit shoqëror të cilat ofrojnë shërbime për kategoritë në nevojë. Këto institucione janë publike dhe jo publike. IPSH-të publike financohen nga shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror ose bashkive dhe menaxhohen në nivel qëndror dhe lokal. Shërbimi Social Shtetëror kryen monitorimin e standarteve të IPSH-ve publike dhe jopublike në mënyrë të vazhdueshme dhe paraqet rekomandimet për përmirësimin e standarteve.

Përfituesit e shërbimeve shoqërore sipas Nenit 6 të Ligjit 9355 dt 10.03.2005 “ Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore” i ndryshuar me Ligjin nr 47/2014, janë:
• Fëmijët,
• Fëmijë e të rinjtë me PAK deri në moshën 25 vjeç,
• Të moshuarit,
• PAK,
• Gratë / Vajzat në nevojë,
• Të gjithë ata që janë në rrezik të bëjnë pjesë në grupet në nevojë.

Angazhimi ynë i përbashkët është rritja e shërbimeve komunitare në kuadër të procesit të deinstitucionalizimit, për të rritur cilësinë e jetesës së njerëzve në nevojë, dhe ofrimin e shërbimeve ndaj tyre sipas standarteve të përcaktuara.