Kukes

Drejtoresha e Përgjithshme e SHSSH, znj. Luneda Sufali ka marrë pjesë në një takim pune me administratorët shoqërorë të bashkive të Qarkut Kukës.

Në fokus të takimit ishte implementimi i skemës së re të ndihmës ekonomike, që ka filluar shtrirjen në gjithë Shqipërinë, pasi është pilotuar me sukses në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Në takim u diskutua për:
- Orientimin dhe informimin e qytetarëve për të aplikuar në mënyrën e duhur,
- Plotësimi i saktë i formularëve të aplikimit,
- Përdorimi i duhur i fondit 6% të ndihmës ekonomike nga bashkitë.
- Bashkëpunimi me Zyrat e Punës për fuqizimin e familjeve që marrin NE.

Në takim merrnin pjesë Prefekti i Qarkut Kukës, z. Zenel Kuçana, Drejtoresha e Kontrolle të NE dhe PAK, znj. Miranda Pashaj, Drejtoria Rajonale SHSSH Kukës dhe administratorë shoqërorë të qarkut Kukës.

Skema e re ne ndihmës ekonomike targeton më mirë varfërinë, dhe shmang në maksimum abuzuesit. SHSSH do të vazhdojë takimet me Drejtoritë Rajonale dhe administratorët shoqërorë që skema e re e NE te zbatohet me sukses, familjet më të varfëra të përfitojnë NE dhe abuzuesit të dalin nga skema.