dr-shssh

Drejtoresha e Përgjithshme e SHSSH, Znj.Luneda Sufali ka pritur në një takim pune 12 drejtorët rajonalë të SHSSH, në Drejtorinë e Përgjithshme. Në fokus të takimit ishin sfidat në vazhdim të SHSSH, shtrirja ë skemës së re të Ndihmës Ekonomike në të gjithë Shqipërinë, dhe pilotimi i skemës së aftësisë së kufizuar.
Znj. Sufali duke falenderuar drejtorët për punën e bërë nga drejtoritë rajonale, theksoi rëndësinë që ka komunikimi dhe sqarimi i vazhdueshëm i qytetarëve në lidhje me shërbimet që SHSSH ofron.
-Pritja, sqarimi dhe orientimi i çdo qytetari për skemën e re të ndihmës ekonomike, të pagesave të aftësisë së kufizuar apo të çdo informacioni që qytetari kërkon dhe lidhet me misionin e SHSSH, duhet të jetë në fokus të punës suaj të përditshme – theksoi Znj. Sufali para drejtorëve.
Në fund të takimit 12 drejtorët rajonalë ndanë mendimet dhe sugjerimet e tyre me synim arritjen e objektivave të përcaktuara në Planin e Veprimit për vitin 2017.