br1

Drejtoresha e Përgjithshëm e SHSSH, Znj. Luneda Sufali ka zhvilluar në Bashkinë Berat, një bashkëbisedim me qytetarët për t’i informuar ata mbi skemën e re të ndihmës ekonomike.
Në takim merrnin pjesë Prefekti i Qarkut Berat, Z. Harrila Dafa, Nën/Kreytarja e Bashkisë Berat, Znj. Teuta Muçogllava, familje që janë aktualisht në skemën e NE, familje të reja aplikuese, administratorë shoqërorë dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme.
Në këtë takim qytetarët u informuan për risitë dhe lehtësirat që ofron skema e re e NE, në krahasim me skemën e vjetër. Familjet e pranishme në takim bënë pyetje dhe diskutime në lidhje me funksionimin e skemës së re të NE që do të aplikohet. Ndër risitë kryesore që lidhen me pyetjet e qytetarëve rëndisim:

-Me skemën e re të Ndihmës Ekonomike nuk ka më kritere përjashtuese, nuk ka më familje të varfëra që për shkak të disa kritereve nuk kishin mundësine e aplikimit.
-Procedura e aplikimit është e shpejtë dhe kryhet përmes sistemit elektronik, ndryshe nga skema e vjetër që aplikimi bëhej me shkrim.
-Me skemën e re të NE shmangim në maksimum burokracitë, dhe dokumenta me copa letrash pa fund. Aplikohet vetëm me kartën e identitetit dhe dokumentin për pronësinë e tokës përfamiljet që disponojnë tokë.
-Sistemi elektronik i ndihmës ekonomike është i lidhur me sistemet elektronike të institucioneve shtetërore dhe mundëson verifikim real të deklarimeve të aplikantëve.
-Rritet masa e përfimit të ndihmës ekonomike: Me sistemin e vjetër ndihma ekonomike ishte e plotë ose e pjesshme, me sistemin e ri është më e e plotë, dhe masa e pagesës për familjet përfituese është rritur.

Qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore prej 4 vitesh po piloton skemën e re të ndihmës ekonomike në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Shërbimi Social Shetëror kanë ndërrmarë një fushatë komunikimi me qytetarët, me qëllim informimin e çdo familje në nevojë për mundësinë e aplikimit për ndihmë ekonomike si dhe ofrimin e programeve efektive të mbrojtjes sociale. Skema e re e NE nga Janari i vitit të ardhshëm do të aplikohet edhe në 9 qarqet e tjera të vendit.