Njoftim

Procedura e konkurimit për pozicionin “Drejtor” në Shtepinë e Fëmijëve në Grupmoshën 16-18 vjeç Shkodër do të mbyllet për mungesë

aplikimesh të kualifikuara për të vijuar në fazën e dytë.

____________________________________________________________________

Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Drejtor në Shtëpinë e Fëmijëve për Grupmoshën 16 – 18 vjeç, Shkodër:

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  • · Të jetë shtetas shqiptar.
  • · Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
    • · Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin  e Shkencave Sociale, Shkencave Juridike.
    • · Niveli i edukimit /Master shkencor.
    • · Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vite, në profesion.
    • · Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit.
    • · Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave.
    • · Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale.
    • · Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 27.07.2018, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim,

- Curriculum Vitae të detajuar,

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,

- Fotokopje të librezës së punës,

- Fotokopje të kartës së identitetit,

- Dëshmi penaliteti,

-Çertifikatë familjare,

- Vërtetim banimi,

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore,

- Certifikata të kualifikimeve,

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.

Pas verifikimit paraprak në datën 31.07.2018, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

  1. Njohuri mbi Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar.
  2. Njohuri mbi strategjitë kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
  3. Udhëzimin nr. 582, datë 18.12.2017, “Për Miratimin e Standardeve të Shërbimeve të Përkujdesit  Shoqëror, në Qëndrat Shtëpi Familje për Fëmijët 16 – 18 vjeç” .
  4. Njohuri mbi ligjin 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al