Në zbatim të ligjit 9355 ” Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore ” i ndryshuar miratuar në 21 Prill 2016 , përgjatë muajit  Korrik kanë filluar trainimet për administratorët  shoqërorë lidhur me  shtrirjen e sistemit të dixhitalizuar të ndihmës ekonomike.

Gjatë 2 javëve të para të Korrikut  janë zhvilluar trainimet në qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Lezhës me pjesëmarrjen dhe angazhimin e  plotë të administratorëve shoqërorë dhe përfaqësuesve të Bashkive. 124 administratorë shoqërorë dhe përfaqësues të Drejtorive të Shërbimit Social në Bashki dhe 11 përfaqësues të Drejtorive Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Dibër, Shkodër dhe Lezhë jane trainuar tashmë në lidhje me legjislacionin e ri në ofrimin e ndihmës ekonomike për familjet dhe individët në nevojë.

Trainimet tre-ditore do të zhvillohen në të 12 qarqet e vendit dhe do të përfshijnë administratorët shoqërorë në të gjitha Bashkitë dhe njësitë administrative, si dhe stafet e Drejtorive Rajonale të SHSSH.

Risitë e sistemit  të  ri të dixhitalizuar të  ndihmës ekonomike lidhen me ngritjen e regjistrit elektronik kombëtar, targetimin më mirë të  varfërisë ,  rritjen e masës së përfimit të ndihmës ekonomike dhe shmangien e abuzivitetit.