Me një kujdes të jashtëzakonshëm dhe duke respektuar me rigorozitet protokollet për parandalimin e përhapjes së Covid-19, u zhvilluan festimet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Moshës së Tretë.

Kjo është dita e ndërgjegjësimit dhe empatisë lidhur me mirëqenien e gjyshërve dhe kontributin e tyre në shoqëri. Sot, paralelisht me këto festime, me praninë e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, filluam fushatën e vaksinimit kundër gripit stinor. Vaksinimi nisi nga Shtëpia e Gjyshërve në Tiranë dhe do të shtrihet në të gjitha institucionet për të moshuar nga veriu në jug.

Ne e vlerësojmë çdo kontribut tuajin ndër breza dhe ju duam shumë! Ju urojmë shëndet!