Me shumë emocione, fëmijët dhe të rinjtë e familjes sonë të madhe dhe të bukur nisën vitin e ri shkollor ‘20-‘21. Ky vit shkollor është i pazakontë, por ne do të përshtatemi me normalitetin e ri sepse dëshira jonë për dije është më e madhe se çdo gjë tjetër.

Së bashku me kujdestaret, fëmijët përgatitën çantat e shkollës, librat, fletoret dhe sigurisht maskat, të cilat do të jenë shoqërueset tona këtë vit. Suksese fëmijë! Bota e madhe e dijes ju pret, mësoni shumë që të na bëni krenarë.