shkolla

 

Emocionet e ditës së parë të shkollës janë gjithmonë më të veçantat. Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror ishte sot së bashku me fëmijët e familjes sonë të madhe të Zyber Hallullit për të mirëpritur vitin e ri shkollor.

Është çdo gjë gati, çantat, librat dhe një “çantëz” të vogël me mjete shkollore dhuratë që ky vit shkollor të fillojë me energji të mira dhe motivim. Pushimet fatkeqësisht mbaruan, tani deri në pushimet e ardhshme fëmijë do na premtoni se do merrni vetëm “shumë mirë” dhe nota 10.

Suksese përzemërsisht për këtë vit të ri shkollor, vit të mbarë për të gjithë nxënësit dhe mësuesit!