Librat janë pasuri për shoqërinë. 23 Prilli, Dita Botërore e Librit na gjeti pranë Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë “Zyber Hallulli”. Shërbimi Social Shtetëror organizoi një aktivitet i cili theksoi rëndësinë e librave dhe leximit tek formimi i fëmijëve. Pjesë e aktivitetit ishte edhe pasurimi i bibliotekës së institucionit me libra të rinj të llojeve të ndryshme, të cilat fëmijët po presin me padurim t’i lexojnë në kohën e lirë.