Sot u zhvilluan festimet për Ditën Botërore të Familjes. Prindër dhe fëmijë shpenzuan kohë së bashku duke luajtur, ngjyrosur, plotësuar puzzle, lexuar e kërcyer në grup me Borëbardhën dhe personazhe të tjera të dashura për fëmijët.
Ndër të tjera, në kuadër të fushatës “Ndihmo edhe ti një familje këtë 15 Maj” prezantuam 2 familje të cilat përfitonin ndihmë ekonomike dhe sot falë nismës së Shërbimit Social Shtetëror u punësuan në dy subjekte private. Punë të mbarë znj. Gaçaj dhe z. Bekteshi. Këto raste suksesi nuk do të mbeten me kaq, thjesht kanë hapur siparin e rasteve të suksesshme që do të pasojnë.
Në Ditën Botërore të Familjes e cila vendos në plan të parë sigurisht familjen e bashkuar e të shëndetshme, një nga fëmijët e shtëpisë sonë të madhe Zyber Hallulli u bashkua më në fund me familjen e tij. Urimet më të mira për ty A!