Qendra Komunitare për Moshën e Tretë Palasë u çel me gjyshet dhe gjyshërit e Shtëpisë së të Moshuarve Tiranë. Këto ditë të nxehta, gjyshërit e familjes së madhe të Shërbimit Social Shtetëror, po i kalojnë në këtë qendër model nga pikëpamja e standardeve të shërbimit. Sikurse Shtëpia e Pushimit për fëmijët në Velipojë, më në fund edhe të moshuarit e institucioneve tona të përkujdesit do të mund të ç’lodhen në natyrën e mrekullueshme që zoti i ka dhuruar Shqipërisë, në Palasë!