raport cover 2017

HYRJE

Raporti pasqyron aktivitetin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social dhe të institucioneve të saj të varësisë përgjatë gjithë vitit 2017.

I ndërtuar sipas raportimit të çdo Drejtorie dhe Sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të SHSSH, ai shpërfaq për këdo nivelin e arritjes së objektivave të vendosura që në fillim të vitit në përputhje me prioritetet strategjike të MSHMS në fushën e mbrojtjes sociale.

Të dhënat statistikore që shoqërojnë aktivitetin e çdo drejtorie të ShSSh, tregojnë rritje të performancës së institucionit në të gjithë komponentët e punës së tij sipas objektivave:

  •       Garantimi i zbatimit të legjislacionit në dhënien e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar,
  •       Zbatimi i legjislacionit dhe shërbime të lira nga korrupsioni për Përsonat me Aftësi të Kufizuar,
  •       Shërbime cilësore për grupet vulnerabël, përmes kontrollit dhe kërkesës së rritur për zbatimin e legjislacionit në fushën e shërbimeve shoqërore,
  •       Dhënien e një sigurie të arësyeshme menaxhimit te burimet financiare janë përdorur me ekonomi, eficencë, efektivitet dhe risku menaxhohet,
  •       Mirëmenaxhimi i burimeve njerëzore,
  •       Garantimi i zbatimit të legjislacionit ku mbështetet veprimtaria e ShSSh,
  •       Përmirësimi i imazhit dhe forcimi i partneriteteve afatgjata të ShSSh nëpërmjet komunikimit transparent dhe interaktiv me strukturat e varësisë, partnerët, median dhe publikun e gjërë.

Ky raport shërben për të shqyrtuar shkallën në të cilën institucioni ka arritur objektivat dhe për të përmirësuar rezultatet e arritura dhe vendos sfidat për vitin 2018.

Në përmbyllje, përmes këtij Raporti falenderoj për punën e palodhur, punonjësit e SHSSH në Drejtorinë e përgjithshme, në drejtoritë rajonale të ShSSh si dhe në të gjitha institucionet e përkujdesit social, organizatat ndërkombëtare dhe lokale për partneritetin e pakursyer, donatorët, Miq të Shërbimit Social të cilët kanë kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në arritjet e SHSSH gjatë vitit 2017.

 

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

LUNEDA SUFALI

 Shkarkoni: Analiza vjetore 2017