Analiza 2018_cover

HYRJE

Raporti pasqyron aktivitetin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social dhe të institucioneve të saj të varësisë përgjatë gjithë vitit 2018.

I ndërtuar sipas raportimit të çdo Drejtorie dhe Sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të SHSSH, ai shpërfaq për këdo nivelin e arritjes së objektivave të vendosura që në fillim të vitit në përputhje me prioritetet strategjike të MSHMS në fushën e mbrojtjes sociale dhe vendos sfidat për vitin 2019.

Të dhënat statistikore që shoqërojnë aktivitetin e çdo drejtorie të ShSSh, tregojnë rritje të performancës së institucionit në të gjithë komponentët e punës së tij sipas objektivave:

  •       Garantimi i zbatimit të legjislacionit në dhënien e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar, përmes kontrolleve në Drejtoritë Rajonale dhe njësitë vendore.
  •       Menaxhimi i skemës së ndihmës ekonomike, duke monitoruar ecurinë e dinamikës së NE.
  •       Respektim i legjislacionit gjatë procesit të administrimit dhe komisionimit të PAK duke ofruar shërbime të lira nga korrupsioni për Personat me Aftësi të Kufizuar.
  •       Dixhitalizimi i dosjeve të PAK (Arkiva Elektronike) duke ofruar transparencë maksimale.
  •       Shërbime cilësore për grupet vulnerabël, përmes kontrollit dhe kërkesës së rritur për zbatimin e legjislacionit në fushën e shërbimeve shoqërore,
  •       Mirëmenaxhimi i burimeve financiare,
  •       Mirëmenaxhimi i burimeve njerëzore  dhe përmirësimi i performancës së tyre përmes rritjes së kapaciteteve.
  •       Përmirësimi i imazhit dhe forcimi i partneriteteve afatgjata të ShSSh nëpërmjet komunikimit transparent dhe interaktiv me strukturat e varësisë, partnerët, median dhe publikun e gjërë,
  •       Sqarime dhe përgjigje shteruese brenda afateve për ankesat e qytetarëve.

Në përmbyllje, përmes këtij Raporti, falenderoj punonjësit e SHSSH në Drejtorinë e Përgjithshme, në drejtoritë rajonale të ShSSh si dhe në të gjitha institucionet e përkujdesit social për punën e tyre të palodhur, organizatat ndërkombëtare dhe lokale për partneritetin e pakursyer, donatorët, Miq të Shërbimit Social për kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në arritjet e SHSSH gjatë vitit 2018.

DREJTORI I PËRGJITHSHËM

Luneda Sufali

 Shkarkoni: Analiza vjetore 2018