Shërbimi Social Shtetëror në kuadër të Muajit KundërTrafikimit të Personave në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Rajonale të SHSSH, institucionet e tjera të linjës si dhe organizatat jo-qeveritare, ka zhvilluar një plan aktivitetesh në mbarë vendin gjatë muajit tetor, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit mbi trafikimin e qënieve njerëzore si dhe promovimin e përpjekjeve që janë ndërmarre nga të gjitha palët e interesuara në këtë fushe.

Plani përfshin një larmi të madhe të aktiviteteve në të gjithë qarqet e vendit, të tilla si: trajnime, workshope, aktivitete sensibilizuese në shkolla, forume diskutimi me aktorë të ndryshëm, emisione televizive, marshime,ekspozita etj.

Roli i SHSSH ne trajtimin e VT lidhet jo vetëm me identifikimin por edhe me mbrotjen e viktimave

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror dhe 12 Drejtoritë  Rajonale të Shërbimit Social në 12 Qarqe, janë të përfshirë  drejtpërdrejt në proçesin e identifikimit dhe referimit të VT.

Shërbimet mbështetëse për viktimat e trafikimit dhe viktimat e mundshme të trafikimit ofrohen nga të dy aktorët si shtetërore dhe private  të cilat plotësojnë njëri-tjetrin për shërbimet e munguara sipas rastit apo me ekspertizë  më të lartë në aspekte të caktuara.

Gjatë vitit 2016 në Qendrën Kombëtare Pritëse për Viktimat e Trafikimit janë asistuar 30 përfitues, nga këto 20 raste të reja për vitin 2015 dhe 10 raste të mbartura nga viti 2015. Prej të cilave 25 raste janë riintegruar jashtë institucionit.  Për vitin 2017 janë trajtuar në qëndër  24 raste si VT/VMT dhe 16 raste janë integruar.

Trafikimi i personave është një krim i rëndë që shkel të drejta dhe liritë themelore të njeriut. Si i tillë, ai nuk mund të luftohet i vetëm. Vetëm strukturat shtetërore nuk mund ta shkulin nga rrënjët këtë fenomen. Duhet angazhim mbarë shoqëror.