rasti nga shkodra

Një 82 vjeçare e pastrehë nga qyteti i Shkodrës është sistemuar në mënyrë të menjëhershme në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër. Zonja ka tashmë një shtëpi të re, të ngrohtë ku do të marrë të gjithë dashurinë dhe përkujdesin e nevojshëm shoqëror dhe shëndetësor.

Motoja jonë për të vendosur qytetarin në qendër na orienton në angazhimin tonë të përditshëm për të përmbushur nevojat e individëve në nevojë në çdo skaj të Shqipërisë.