

8 805 raste abuzive me ndihmën ekonomike nxirren jashtë skemës
Shërbimi Social Shtetëror ka përfunduar kontrollin në 75% të njësive vendore
Pas kontrollit të 289 njësive vendore ose 75% të tyre në rang vendi, Shërbimi Social Shtetëror ka nxjerrë nga skema e përfituesve 8805 persona që e merrnin këtë ndihmë padrejtësisht, në shkelje të kritereve që përcakton ligji. Dëmi financiar I konstatuar nga kjo shkelje shkon në 62 milionë lekë të rinj.
Po kështu, kontrolli I ushtruar nga strukturat e Shërbimit Social Shtetëror ka konstatuar edhe 566 raste të abuzimit me pagesat e aftësisë së kufizuar në të gjithë vendin. Dëmi financiar I llogaritur në rastin e PAK është 9 milion lekë të rinj.
Paralelisht me nxjerrjen nga skema të përfituesve të paligjshëm, Shërbimi Social Shtetëror ka denoncuar në prokurori përgjegjësit përkatës për këtë gjendje në komunat Kërrabë, Bucimas, Dajç, Paskuqan, Cakran, Labinot-Fushë, dhe bashkinë Leskovik.
SHSSH ndërkohë po vazhdon kontrollet në të gjithë vendin.