cover

Në ditën ndërkombëtare për të moshuarit, Ministri Klosi dhe Drejtoresha e Përgjithshme e SHSSH ishin mes të moshuarve të Shtëpisë së të Moshuarve Tiranë.

Në këtë Shtëpi marrin shërbim 49 të moshuar nga 370 të moshuar të rrjetit të 9 Shtëpive për të Moshuar në Shqipëri.

Situata e infrastrukturës dhe shërbimit në Shtëpitë e të Moshuarve është përmirësuar ndjeshëm përgjatë këtyre viteve, ndërkohë që prioritet vijon të mbetet nevoja për të ngritur qendra ditore për të moshuarit që tu krijojnë atyre mundësinë të vijojnë jetesën sa më pranë familjes dhe komunitetit të tyre e duke marrë njëkohësisht shërbimin për të cilin kanë nevojë.