1 Qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Çdo fëmijë ka të drejtë të gëzojë fëmijërinë e tij. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Shërbimi Social Shtetëror, me rastin e 1 Qershorit, organizuan pranë Sheshit Skënderbej një festë për fëmijët pa kujdes prindëror. Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen e partnerëve tanë të Fondacionit “Shpresë për Botën”, të cilët i falenderojmë në emër të fëmijëve për zbukurimin e ditës së tyre.